Site icon Telegrafi

Florent Hadërgjonaj vazhdon me formën e mirë, shënon në fitoren e Kasimpasas

Mbrojtësi Florent Hadërgjonaj ka vazhduar me formën e mirë personale në këtë fillim sezoni në elitën e futbollit turk.

Ai ka shënuar golin e dytë personal në sezonin e ri, ku skuadra e tij fitoi ndaj  Umraniyespor me rezultat 2-1.

Futbollisti kosovar ia dha epërsinë Kasimpasas në minutën e 36-të, duke gjetur rrjetën nga penalltia.

https://twitter.com/superligolleri/status/1571149332694564870

Te Kasimpasa luajti edhe Bersant Celina, i cili u zëvendësua në minutën e 82-të.

Ndërsa të Umraniyespor luajti Ermir Lenjani për 64 minuta te vendasit. /Telegrafi/

Exit mobile version