Flokët e shkurtër
Jo – të krehur me rregullsi
P0 – të parregullta
Flokët e shkurtër në këtë mënyrë japin pamje shumë rinore dhe janë kontrast i shkëlqyer me frizurat e “hekurosura”.
Thjesht: lahen flokët me shampon për volum dhe derisa i than i me aparatin për tharje (fen), me anë të gishtërinjve blejtë ngrihen lart një nga një; për forcim nuk duhet përdorur shumë gel, sepse kështu do të bënit një frizurë-iriqi, ndërsa flokët do të humbnin shkëlqimin.
Në fund, me anë të majave të gishtërinjve, në secilin ble qitet pak serum për shkëlqim.
Flokët mesatarë
Jo – të prerë drejt
Po – të prerë shkallë-shkallë
Flokët mesatarë, të prerë shkallë-shkallë, lënë përshtypje të relaksueshme dhe nuk kërkojnë shumë stilizim.
Flokët e larë stërpiken me sprej për volum; hidhen përpara dhe thahen me fen, ndërsa kalohet mbi to me gishtërinj.
Kur të thahen, një sasi e vogël e dyllit për flokë shtrihet në mes të pëllëmbëve dhe me to kalohet mbi flokë të ndarë në blej. Disa blej të zbardhur do të theksojnë më shumë prerjen shkallë-shkallë.
Flokët e gjatë
Jo – Kaçurrela të dendura
P0 – Të mbështjellë lehtë
Hit i këtij dimri janë flokët e gjatë, që bien lirshëm përreth fytyrës. Blejtë e flokëve lëshohen lirshëm e butë, mirëpo, megjithatë, stilizohen.
Flokët ndahen në tri deri në pesë pjesë dhe blejtë mbështillen në drejtim të fytyrës, ndërsa të tjerat në drejtim të kundërt.
Vajzat të cilat kanë flokë kaçurrela, mjafton t’i thajnë me anë të peshqirit, pastaj përdoret pak gel, ndërsa majat formësohen duke i mbështjellë rreth gishtërinjve.
Këshillë:
Majat e flokëve
Me larjen e shpeshtë me shampon, flokët dëmtohen, me ç’rast mund të humbin shkëlqimin natyror, në këtë mënyrë rriten gjasat për çarje të shpejtë të majave.
Prandaj, mjafton t’i lani me shampon vetëm rrënjët e flokëve, ndërsa për pjesën tjetër të flokëve përdoret vetëm balsami ushqyes. /Telegrafi/