Me siguri nuk e keni ditur që flokët tuaj kanë veti të cilat mund t’ju zbulojnë çdo gjë për shëndetin tuaj
Studiuesit kanadezë vlerësojnë se rreziku kardiak mund të dallohet në flokët e një pacienti gjashtë muaj para një krize të mundshme.
Shumica e njerëzve jetojnë me stres në kohën e sotme, si për shkak të punës, dashurisë ashtu dhe për shkak të problemeve të tjera.
Atë që nuk e dinë është ajo se si të përballen me stresin, transmeton Telegrafi.
Para së gjithash, duhet të dini se në ç’nivel stresi jeni, ndërsa gjithë këtë mund t’jua tregojnë flokët tuaj.
Shkencëtarët kanadez kanë studiuar se si problemet në punë, në martesë dhe problemet ekonomike, rrisin rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare.
“Deri tash, prania e kortizolit është matur në serum, urinë dhe pështymë, dhe të gjitha këto matje tregojnë reflektojnë nivelin e kortizolit para disa orëve apo dite”, shpjegojnë profesorët Stan Van Uum dhe Gideon Koren nga Universiteti Western Ontario.
Megjithatë, me flokët situata është ndryshe.
Flokët përafërsisht rriten një centimetër në muaj dhe me studimin e fijes prej gjashtë centimetrave, mund të vlerësohet niveli i stresit për një kohë më të gjatë.
Në qendrën Kfar-Saba në Izrael, është bërë një analizë e mostrave të flokëve të 56 meshkujve, të cilët kishin pësuar infarkt në zemër, dhe të njëjtat janë krahasuar me mostrat e marra nga meshkujt që ishin të hospitalizuar nga ndonjë sëmundje tjetër që nuk kishte lidhje me zemrën.
Është konstatuar se personat të cilët kishin pësuar infarkt, kishin nivel më të lartë të kortizolit në flokë.
Rezultatet e këtyre studimeve janë botuar në revistën shkencore “Stress”. /Telegrafi/