Telegrafi

Flick me fjalë të mëdha për Gavin: Shpresoj ta shoh edhe 10-15 vite me fanellën e Barcelonës

Gavi ka qenë mungesa e madhe e Barcelonës në sezonin e kaluar pasi pësoi një lëndim të rëndë.

Mesfushori spanjoll u lëndua në prill të vitit të kaluar dhe që nga ajo kohë ka qëndruar jashtë fushave.

Rikthimi i tij është afruar dhe për këtë ka folur edhe trajneri gjerman i Barcelonës, Hansi Flick.

Lexo po ashtu Hansi Flick identifikon rolin ideal për Gavi, ja se si mund të luaj Barça me të sezonin e ardhshëm

Tekniku gjerman ka thënë se Gavi kur është në fushë është zjarr dhe shpreson që ta sheh me fanellën e Barcelonës edhe për 10-15 vitet e ardhshme.

“Kur Gavi është në fushë, ai është në zjarr! Ai dëshiron të kthehet, por ne duhet t’i japim kohë dhe të kujdesemi për të”.

Lexo po ashtu Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

“Ai po bën mirë, ai është një lojtar profesionist dhe të gjithë do ta ndihmojnë të kthehet. Le të shpresojmë që ai të luajë edhe 10/15 vite për Barçën”, deklaroi Flick.  /Telegrafi/