Robert Fico është qëlluar pesë herë me armë zjarri në qytetin e Handlovas.
Kryeministri sllovak po lufton me jetën pas atentatit që dyshohet se e kreu shkrimtari 71-vjeçar Juraj Cintula.
Tashmë është publikuar videoja e marrjes në pyetje të njeriut që dyshohet se qëlloi pesë herë në drejtim të kreut të qeverisë së Sllovakisë.
Ai ka treguar edhe motivet e para që e shtyn të kryen atentat ndaj 69-vjeçarit.
Shkrimtari tha se e “bëra këtë sepse nuk isha dakord me politikat e qeverisë së tij”.
“Robert, hajde këtu!”, mësohet të jetë shprehur 71 vjeçari para se ta plagoste kryeministrin.
Cintula është themelues i Klubit Letrar Duha dhe anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Sllovakë.
Ndryshe, Handlova ndodhet rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit sllovak Bratislavë.
Robert Fico u qëllua me armë zjarri para Shtëpisë së Kulturës, ku kishte ardhur për të takuar mbështetësit. /Telegrafi/
https://twitter.com/nexta_tv/status/1790793026815611113