Klubi kryeqytetas, Flamurtari ka bërë plot gjashtë goditje në afatin kalimtar të janarit.
Klubet tashmë janë në vlugun e përgatitjeve para nisjes së sezonit pranveror në Ipko Superligën e Kosovës.
Disa skuadra kanë kryer tashmë punën e transferimeve dhe disa tjera janë ende duke punuar në atë drejtim.
Kuqezinjtë e Flamurtarit si duket kanë vendosur ta përfundojnë punën e transferimeve për një ditë, duke prezantuar gjashtë prurje të reja.
Është vet faqja zyrtare e klubit kryeqytetas, e cila ka zyrtarizuar gjashtë transferimet e reja në këtë afat kalimtar.
“Mirësevini në K.F. FLAMURTARI! Valdo Zeqaj, Altin Lloga, Arbër Mustafa, Bajram Shala, Donat Hasanaj, Lubomir Gucev”, shkruan në njoftimin e Flamurtarit.
Në prezantimin e lojtarëve ishte edhe drejtori Agim Hasani dhe drejtori sportiv Arbnor Morina. /Telegrafi/