Këngëtarja Fjolla Morina, pritet që shumë shpejt të sjellë për fansat një projekt të ri muzikor.
Ajo gjatë verës nuk ishte shumë aktive sa i përket prurjeve të reja, por duket se projektin e ri për fansat e ka rezervuar në sezonin vjeshtor.
Përndryshe, Fjolla vazhdon të jetë një prej emrave më të ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat është çdo ditë aktive.
Së fundmi, ajo ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin është shfaqur mjaft atraktive.
Në një nga imazhet të publikuara së fundmi në rrjetin social Instagram, këngëtarja Morina pozon me fustan transparent, duke vënë në pah linjat e saj tërheqëse.
“Fustani” ka qenë fjala të cilën ajo ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë, duke lënë të kuptohet kështu se ka pëlqyer tej mase atë çfarë ka veshur.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar. /Telegrafi/