Site icon Telegrafi

“Fjalët”, kënga më e re nga Blero dhe Burak Vehapi

Është publikuar një tjetër këngë e re nga këngëtari Blero Muharremi në bashkëpunim me vokalistin e grupit FAMA, Burak Vehapin.

“Fjalët” mban titullin kjo këngë, derisa është realizuar në kuadër të xhirimeve të fundvitit dhe tashmë gjendet në kanalin YouTube.

Për tekstin dhe orkestrimin e këtij projekti është përkujdesur Chipsi.

Ndërkohë, Blero ditë më parë paralajmëroi disa bashkëpunime, dy prej të cilave tanimë janë publikuar, teksa në vazhdim pritet të vijë dueti me ikonën e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahun dhe këngëtaren Kaltrina Selimi.

Lexo po ashtu Blero njofton se do bashkëpunojë me Sabri Fejzullahun, Leonora Jakupin, Kaltrina Selimin dhe Burak Vehapin

Kur jemi tek bashkëpunimet, i njëjti para një dite solli edhe “Ke Gabu” me artisten nga Drenica, Leonora Jakupin.

Këtë vit, këngëtari nga Mitrovica gjithashtu solli edhe albumin e ri “6 copë jetë”, duke mos lënë anash as mbrëmjet dhe koncertet e ndryshme muzikore. /Telegrafi/

Exit mobile version