Pronari i ri i Milanit, Yonghong Li, ka thënë se do ta kthejnë ekipin legjendarë italianë në krye siç ka qenë.
Sport Investment Lux më në e ka mbyllur blerjen e Milanit për një shumë rreth 830 milionë euro.
“E falënderoj Berlusconin dhe Fininvest për besimin e tyre dhe tifozët Rossonerë në të gjithë botën për durimin e tyre”, ka thënë pronari i ri.
“AC Milan është një klub i njohur botërisht në futboll me historinë e lavdishme”.
“Premtoj se do ta kthejmë klubin në krye të futbollit”, ka thënë Li. /Telegrafi/