Manchester City është rikthyer te fitoret pas dy ndeshjeve të dështuara, ku barazoi me Norwichin 0-0 dhe humbi në shtëpi 0-1 nga rivali lokal Manchester United.
Ekipi i drejtuar nga Manuelle Pellegrini ka triumfuar në udhëtim tek Bourmerouth me epërsi të lartë 3-0.
Në fakt tre golat e shënuar nga City kanë ardhur në pjesën e parë më saktësisht për 12 minuta lojë.
Kur po luhej minuta e shtatë e ndeshjes, Jesus Navas ekzekutoi një gjuajte nga këndi ku më së miri përfitoi mesfushori brazilian Fernando që shënoi për 0-1.
Goli i dytë i ‘Citizens’, ishte i mrekullueshëm pasi shënoi i rikthyeri nga lëndimi Kevin De Bruyne pas disa kombinimeve spektakolare mes Agueros e Silvas.
Ndërkohë për 3-0 shënoi sulmuesi argjentinas Sergio Aguero në minutën e 19-të kur u asistua nga Navas.
Në pjesën e dytë City uli ritmin dhe kështu shënoi vetëm një gol, atë në minutën e fundit të ndeshjes nëpërmjet mbrojtësit Aleksander Kolarov.
Pas kësaj fitore City ka forcuar pozitën e katërt me 54 pikë të tubuara, ndërsa javën e ardhshme do të jetë nikoqire e West Bromwich Albion. /Telegrafi/
3-0: Shënon edhe Aguero, fantastik City.
Posted by Telegrafi Sport on 2016-04-02
Aksion i mrekullueshëm nga City. Aguero – Silva – De Bruyne i cili shënon pas rikthimit nga lëndimi për 2-0.
Posted by Telegrafi Sport on 2016-04-02
Fernando kalon Cityn në epërsi 0-1
Posted by Telegrafi Sport on 2016-04-02