Site icon Telegrafi

Fitore e thellë e Prishtinës ndaj Dukagjinit të Klinës në hendboll

(Foto: kosovahandball.info)

Hendbollistet e Prishtinës janë kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës. Të dielën në kryeqytet, Prishtina fitoi ndaj Dukagjinit të Klinës me rezultat bindës, 46-25.

Ndeshja i ka takuar xhiros së katërt të kampionatit të Kosovës.

Prishtina është kthyer te fitorja pas humbjes befasuese në xhiron e kaluar nga Vëllaznimi.

Për Prishtinën është fitorja e dytë. Ka edhe një barazim e një humbje. Ndërkohë Dukagjini ka katër humbje rresht. Është në pritje të pikës së parë në Superligë.

Tri ndeshje tjera të javës së katërt janë luajtur të shtunën.

Exit mobile version