Ashtu siç pritej Gjilani ka mposhtur lehtësishtë Hajvalinë me rezultat 3-0.
Ndeshja nisi mirë për vendasit të cilët kontrollonin lojën përballë juniorëve të Hajvalisë.
E goli i parë në ndeshje erdhi në fund të pjesës së parë.
Ishte sulmuesi Isa Eminhaziri që shënoi për 1-0 në minutën e 46-të.
Me epërsinë minimale të vendasve dy skuadrat shkuan në pushim prej 15 minutash.
Me të filluar pjesa e dytë, Gjilani me këmbëngulje kërkonte golin e dytë dhe të sigurisë.
Një gjëje të tillë bardh e kuqtë ia arritën pas një ore lojë.
Sulmuesi ferizajas, Betim Haxhimusa shënoi pa problem në portën e mysafirëve për 2-0.
Golin e tretë dhe të fundit në ndeshje vendasit e arritën në minutën e fundit të ndeshjes.
Me këto tri pikë të fituara, Gjilani blindon pozitën e gjashtë në tabelë me 33 pikë pas 23 javësh.
Ndërkohë Hajvalia mbetet e fundit në tabelë me vetëm shtatë pikë dhe me gjasa tejet të vogla për t’i shpëtuar rënies. /Telegrafi/