Hakerët e kanë vënë në shënjestër edhe Firefoxi, në mënyrë që të sigurojnë të dhëna nga përdoruesit e këtij shfletuesi.
Mozilla Fondation që është një organizatë jo fitimprurëse, gjë që e bënë këtë shfletues shumë më të popullarizuar, ka njoftuar se Firefox që e ka në pronësi, duhet të përditësohet menjëherë, transmeton Telegrafi.
“Ka mundësi që aktorë të këqij, kanë arritur të manipulojnë lëshimet e bëra nga ne si, në mënyrë që të ndërhyjnë në të dhënat personale të përdoruesve”, është thënë në deklaratë.
Në bazë të gjetjeve të deritanishme, Mozilla raporton se hakerët kanë arritur të ndërhyjnë nëpër shfletuesit privat dhe kanë arritur të mbledhin të dhëna personale nga përdoruesit e ndryshëm.
Por, se kjo është e riparueshme, sepse mjafton vetëm një përditësim në versionin e ri, që është i siguruar dhe vështirë të bëhet pre e kriminelëve kibernetik.
Vetëm hyni në Firefox dhe kërkoni për opsionin About, pasta vetëm aktivizoni opsionin për përditësim. Nëse shihni se shkruan Firefox is up to date, atëherë procesi ka filluar dhe përfundon së shpejti.
Ky veprim, është shumë i lehtë dhe do të mundësojë, që së paku Firefoxin, ta keni të sigurt në kompjuter. /Telegrafi/