Roma ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Fiorentina me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Serie A.
Giallorossët kanë arritur t’i kthehen fitores, duke e marrë tri pikë shumë të vlefshme në Artemio Franchi.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Leonardo Spinazzola (OG, 60’) për vendasit, ndërsa për Romën shënuan Spinazzola (49’) dhe Amadou Diawara (90’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori Diaëara, i cili u vlerësua me notë 7.7.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për Borja Valeron që u notua me 6.1.
Deri në minutën e 81-të në këtë ndeshje luajti edhe mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, i cili pati një paraqitje solide duke u notuar me 6.6.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/