Juventusi është mjaftuar me një pikë në ndeshjen e xhiros së 33-të në Serie A, kundër Fiorentinas.
Bianconerët kanë marrë notë mesatare lehtësisht më të lartë sesa Viola në takimin e zhvilluar në Artemio Franchi.
Rodrigo Bentancur ka marrë vlerësimin më të lartë të Zonja e Vjetër, por edhe në ndeshje në përgjithësi, i ndjekur nga Erick Pulgar dhe Alvaro Morata që u inkuadrua në pjesën e dytë.
Martin Caceres ka marrë ndër notat më të ulëta, derisa edhe paraqitjet e Paulo Dybala e Cristiano Ronaldo nuk ishin aq të mira.
Më poshtë, është vlerësimi i plotë nga SofaScore i lojtarëve të Fiorentinas dhe Juventusit. /Telegrafi/