Kombëtarja e Finlandës dhe ajo e Rusisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Grupin B të Euro 2020.
Finlanda dhe Rusia janë gati për takimin e dytë të grupeve i cili zhvillohet me fillim nga ora 15:00 në Gazprom Arena të Saint Petersburg.
Kombëtarja skandinave vjen nga një fitore e madhe ndaj Danimarkës dhe synon të vazhdojë serinë pozitive për t’iu ofruar edhe më shumë kalimit tutje nga grupi.
🏟️ Saint Petersburg Stadium 😍
🇫🇮🆚🇷🇺🔜#EURO2020 pic.twitter.com/lHdesoNjfw
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 16, 2021
Në anën tjetër, Rusia vjen nga një humbje e thellë nga Belgjika dhe synon t’i kthehet rezultateve pozitive për të mbajtur shpresa për kalimin e grupit.
Trajnerët e të dyja kombëtareve kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Finlanda: Hradecky; Toivio, Arajuuri, O’Shaughnessy; Raitala, Schuller, Lod, Kamara, Uronen; Pukki, Pohjanpalo;
Rusia: Safonov; Fernandes, Diveev, Dzhikiya, Kuzyaev; Zobnin, Barinov, Ozdoev; Miranchuk, Dzyuba, Golovin;
/Telegrafi/