Në finalen e madhe të EURO 2024, do të takohen Spanja dhe Angli, apo De la Fuente me Gareth Southgate, si përzgjedhës të ekipeve respektive.
Mediumi i njohur sportiv spanjoll, AS, ka zbuluar pagat e përzgjedhësve më të paguar në Euro 2024, ku njëri prej finalistëve i prin listës.
Bëhet fjalë për Gareth Southgate, i cili nga FA përfiton 5.8 milionë euro në vit, duke qenë më i paguari nga të gjithë. Southgate është në krye të “Tre Luanëve” prej vitit 2016-të dhe ende nuk ka fituar ndonjë trofe madhor, ndërsa ka dy finale, njërën që e zhvillon të dielën.
Finalisti tjetër, De la Fuente, i cili rinovoi kontratën deri në vitin 2026, me marrëveshjen e re fiton 1.25 milion euro në vit.
I dyti në listë është Julian Nagelsmann i Gjermanisë pagë vjetore prej 4.8 milionë eurove, ndërsa pas tij vjen Roberto Martinez i Portugalisë me 4 milionë euro pagë vjetore.
Lista e dhjetë përzgjedhësve më të paguar
1. Gareth Southgate – Anglia – 5.8 milionë euro
2. Julian Nagelsmann – Gjermania – 4.8 milionë euro
3. Roberto Martinez – Portugalia – 4 milionë euro
4. Didier Deschamps – Franca – 3.8 milionë euro
5. Ronald Koeman – Holanda – 3 milionë euro
6. Luciano Spalletti – Italia – 3 milionë euro
7. Vincenzo Montella – Turqia – 1.5 milionë euro
8. Murat Yakin – Zvicra – 1.4 milionë euro
9. Ralf Rangnick – Austria – 1.3 milionë euro
10. Domenico Tedesco – Belgjika – 1.3 milionë euro
/Telegrafi/