Shkolla fillore “Andon Z.Çajupi” është renovuar nga brenda, por tashmë ka filluar dhe renovimi i jashtëm i këtij institucioni arsimor.
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, ka njoftuar se në këtë shkollë vijojnë mësimin mbi 800 nxënës, shkruan Telegrafi.
“Pasi u renovua nga brenda, kemi nisur edhe renovimin e jashtëm të shkollës Andon Z. Çajupi, ku vijojnë mësimin mbi 800 nxënës”, ka thënë Tahiri.
Tahiri ka thënë se realizimi i projekteve në arsim është një nga prioritetet e qeverisjes së tyre. /Telegrafi/