Pas shpalljes në gazetën zyrtare, Kodi Doganor dhe të Akcizave (08/L-247), ka hyrë në zbatim.
Ky kod i përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit dhe efikasitetit të sistemit doganor dhe të akcizës në vendin tonë, duke synuar përmirësimin e shërbimeve dhe lehtësimin e proceseve për qytetarët dhe bizneset.
Dogana njofton se Kodi i Ri i Doganave dhe Akcizës përmban një sërë përmirësimesh dhe ndryshimesh që do të kenë një ndikim pozitiv në operacionet doganore dhe proceset e akcizës.
Disa nga pikat kryesore të këtij kodi përfshijnë:
Kodi i ri synon të thjeshtojë procedurat doganore dhe të lehtësojë procesin e importit dhe eksportit të mallrave.
Kjo do të ndihmojë në reduktimin e kohës dhe kostove për bizneset.
Implementimi i teknologjive të reja do të përmirësojë menaxhimin dhe monitorimin e mallrave, duke rritur sigurinë dhe transparencën në proceset doganore.
Masa të reja janë parashikuar për të përmirësuar kontrollin dhe monitorimin e mallrave, duke ndihmuar në parandalimin e kontrabandës dhe aktiviteteve të tjera ilegale.
Kodi i ri është në përputhje me praktikat dhe standardet ndërkombëtare, duke e bërë sistemin tonë doganor më konkurrues dhe të përshtatshëm për tregtinë globale.