Kosova e ka nisur në mënyrë të furishme gjysmën e dytë të takimit ndaj Qipros në “Fadil Vokrri”.
Pak minuta brenda fraksionit të dytë, Dardanët ia dolën të shënonin dy gola për ta ngritur epërsinë në 4-0.
Kombinime nga Celina dhe Muriqi, ky i fundit e godet shtyllën, ndërsa Elbasan Rashani ishte në vendin e duhur për të shënuar (47’).
Nuk mund të mungonte goli i Vedat Muriqit! Sulmuesi shtatlartë pranoi një top nga Muslija dhe e plotësoi listën e golave të bukur në këtë mbrëmje (52’).
Kujtojmë që Kosova shënoi dy gola të tjerë në pjesën e parë me realizues Florent Muslija (22’) dhe Donat Rrudhani (45’). /Telegrafi/