Site icon Telegrafi

Filipova nga Global Analytics: Kina po tenton ta shtrijë ndikimin ekonomik në Ballkan

Kryetarja e Global Analytics, Rumena Filipova thotë se Kina po tenton ta shtrijë ndikimin ekonomik në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sa i përket ndikimit kinez dhe rus në Evropën Qendrore dhe Lindore, Filipova thekson se ato kanë të përbashkëtat dhe dallimet e veta, ndaj të cilave duhet pasur kujdes.

Ajo si ndikim të përbashkët e konsideron atë diplomatik, dezinformues e politik, ndërsa veçon ndikimin e Kinës në nivelin ekonomik dhe atë akademik.

“Kina tenton të synojë komunitetet e biznesit dhe gjithashtu komunitetet akademike. Është e rëndësishme të nënvizohet se kjo është pjesë e strategjisë së përgjithshme të Kinës për të krijuar një gjurmë të rëndësishme në institucionet akademike të Evropës Qendrore dhe Lindore, si dhe në ekonomitë dhe komunitetet e biznesit”, thotë ajo për GP.

“Kursi i praktikave të Pekinit që pasoi pas vitit 2021 kur Lituania vendosi të krijojë një zyrë ndërlidhëse të Tajvanit, që do të thotë de-facto një ambasadë, e cila çoi në hakmarrjen ekonomike të Kinës, duke bllokuar tregtinë dypalëshe dhe gjithashtu duke vendosur sanksione dytësore. Këtu theksuam rëndësinë e partneriteteve ekonomike brenda komunitetit euroatlantik, sepse SHBA-të dhe Tajvani ndërhynë dhe i dhanë mbështetje të rëndësishme ekonomike Lituanisë ku BE-ja paditi gjithashtu Kinën dhe OBT-në për praktika diskriminuese tregtare, kështu që sa i përket përgjigjeve, është e rëndësishme të kemi një bashkëpunim strategjik midis vendeve me të njëjtin mendim në komunitetin euro-atlantik, në mënyrë që të jetë në gjendje të shmangë disa nga pasojat negative të shtrëngimit ekonomik të Kinës”, ka përfunduar ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version