Site icon Telegrafi

“Fiksim” – kënga me të cilën Fifi prezantohet sivjet në “Kënga Magjike”

Fifi (Foto: YouTube)

Këngëtarja e njohur nga Ferizaj, Fifi, edhe këtë vit është pjesëmarrëse në “Kënga Magjike”.

Ajo për të dytën herë vjen në një bashkëpunim me ç’rast ka bashkuar forcat me artistin Bruno.

“Fiksim” titullohet kënga e dyshes, të cilët e prezantuan mbrëmë (e diel) në kategorinë e artistëve ‘BIG’.

Fifi (Foto: YouTube)

Teksti është shkruar nga Fifi në bashkëpunim me Flori Mumajesin, kurse ky i fundit është përkujdesur edhe për muzikën.

Të njëjtit vijnë me një paraqitje të mahnitshme skenike dhe me një koreografi të bërë nga Graciano Tagani.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Projekti tanimë gjendet i lansuar në kanalin zyrtar të Fifit në platformën YouTube.

 

Kjo është hera e katërt e Filloreta Raçi (emri i vërtetë) si pjesë e “Kënga Magjike”, që nga viti 2017. /Telegrafi/

Exit mobile version