Ndoshta i keni dashur, e ndoshta edhe urryer, por në vitin 2017 ka qenë pothuajse e pamundur që të dilni nga shtëpia e mos e shihni dikë duke lëvizur një fidget spinner në gishta.
Loja ishte shitur në dhjetëra miliona njësi, e disa kishin fituar shuma të majme parash nga to, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, kjo nuk përfshin personin që e shpiku lojën. Catherine Hettinger thotë se ideja për fidget spinner i erdhi qysh në vitin 1993, dhe tentoi t’ia ofrojë disa prodhuesve të lodrave, por që e refuzuan.
Catherine Hettinger created & patented the fidget spinner in 1993; it expired in 2005. Now people make $ on her invention.#protectyourpatent pic.twitter.com/uWco7A5mMj
— Omni Legal Group (@omnilegalgroup) May 10, 2017
Katër vite më vonë mori patentën për “shpikjen” e saj që në vitin 2005 skadoi, pasi nuk të përballonte tarifën e rinovimi prej 400 dollarësh për të ruajtur të drejtat e pajisjes.
Kjo do të thoshte që çdokush mund të bënte versionin e vet të lodrës pa u përballur me pasoja ligjore.
Këtë rast e shfrytëzoi Scott McCoskery, i cili në vitin 2014 shpiku diçka që e quajti Torqbar, që fakt ishte fidget spinner.
Thotë se e shpiku sepse dëshironte diçka ku do të përqendronte duar gjatë takimeve, në mënyrë që të mos lëvizte aq shumë ndërsa shefi i tij po fliste.
A fidget spinner in space! How long does it spin? I'm not sure, but it’s a great way to experiment with Newton’s laws of motion! pic.twitter.com/5xIJDs2544
— Randy Bresnik (@AstroKomrade) October 13, 2017
Duke marrë parasysh që nuk arriti ta ruaj patentën dhe nuk i prodhonte vetë lodrat, shpikësja e fidget spinner nuk ka fituar absolutisht asgjë nga “boomin” që e bëri kjo lodër.
Pavarësisht kësaj, ajo i tha The Guardian në vitin 2017 se ishte “e kënaqur” që njerëzit shijuan gjërat që ajo krijoi.
Ajo shtoi se i pranoi rrethanat, por edhe se gjërat mund të ishin krejtësisht ndryshe nëse dikush do të kishte investuar tek ajo shumë vite më parë. /Telegrafi/