Site icon Telegrafi

FFK: Shitja e biletave do të bëhet në mënyrë elektronike nga ndeshja e radhës

FFK (Foto: ffk-kosova.com)

Federata e Futbollit të Kosovës ka lëshuar një komunikate për shtyp duke reaguar në lidhje me zërat se biletat për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Ishujve Faroe janë shitur në treg të zi.

Për t’i eliminuar problemet e këtij lloji, FFK ka vendosur që nga ndeshja e ardhme shitjen e biletave ta bëjmë nëpërmjet sistemit online.

“Ditët e fundit ka zëra se persona të caktuar kanë blerë numër më të madh të biletave dhe ato i kanë vendosur në shitje në treg të zi. FFK bën me dije se nuk mban përgjegjësi për shitjen e tillë të biletave dhe fton organet kompetente që të marrin masat e nevojshme që manipuluesit e tillë të vihen nën pranga dhe të dalin para drejtësisë, ngase në këtë mënyrë po i shkaktojnë dëme jo vetëm qytetarëve dhe institucionit tonë, por edhe po krijojnë imazh të keq para opinionit ndërkombëtar. Ne, si Federatë, do të bëjnë çmos që qysh nga ndeshja e ardhshme shitjen e biletave ta bëjmë nëpërmjet sistemit online, në mënyrë që dukuritë e tilla negative të mos përsëriten”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Lexo po ashtu Lajmet për përfaqësuesen e Kosovës

Komunikata e plotë e FFK-së:

Federata e Futbollit e Kosovës sqaron opinionin se qysh në fillim të përgatitjeve për ndeshjen Kosova – Ishujt Faroe, në koordinim të plotë me UEFA-n dhe pas kontraktimit me kompaninë për shitjen e biletave të ndeshjes, ka marrë vendim në bazë të ligjit për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarje sportive, Ligji nr 05/L-075, neni 10, pika 3, që një personi nuk mund t’i shiten më shumë se shtatë bileta.

Ditët e fundit ka zëra se persona të caktuar kanë blerë numër më të madh të biletave dhe ato i kanë vendosur në shitje në treg të zi. FFK bën me dije se nuk mban përgjegjësi për shitjen e tillë të biletave dhe fton organet kompetente që të marrin masat e nevojshme që manipuluesit e tillë të vihen nën pranga dhe të dalin para drejtësisë, ngase në këtë mënyrë po i shkaktojnë dëme jo vetëm qytetarëve dhe institucionit tonë, por edhe po krijojnë imazh të keq para opinionit ndërkombëtar. Ne, si Federatë, do të bëjnë çmos që qysh nga ndeshja e ardhshme shitjen e biletave ta bëjmë nëpërmjet sistemit online, në mënyrë që dukuritë e tilla negative të mos përsëriten.

FFK njofton opinionin se përveç biletave që kanë qenë të akorduara për shtëpinë e futbollit dhe pa çmim, asnjë biletë tjerë nuk ka qenë në dispozicion të FFK-së.

Duke iu kërkuar falje të gjithë qytetarëve dhe dashamirëve të vërtetë të futbollit të cilët fatkeqësisht kësaj radhe nuk kanë mundur të pajisen me biletë për të parë Kombëtaren tonë, i lusim për mirëkuptim.

Njëherësh, meqenëse kjo është një ditë e veçantë për të gjithë ne, pasi për herë të parë do të luajmë ndeshje zyrtare në stadiumin “Fadil Vokrri” urojmë të gjithë dashamirët dhe i ftojmë që sonte të kenë anim të zjarrtë por korrekt për t’i dëshmuar botës që kemi kulturë të lartë sportive.

Ndërkaq, të gjithë qytetarët që me gjithë dëshirën e madhe që të kenë një biletë por që nuk e patën një mundësi të tillë, urojmë që këtë ndeshje ta shijojnë me familjet e tyre nëpërmjet rrjeteve televizive.

/Telegrafi/

Exit mobile version