Komiteti Ekzekutiv i FFK-së analizoi dhe shqyrtoi punën dhe rezultatet e Kombëtareve U19 meshkujt, U17 dhe U19 të femrave si dhe Përfaqësueses A në futsall.
Ndaj në bazë të rezultateve të treguara, FFK-ja nuk do të vazhdojë bashkëpunimin me përzgjedhësit dhe bashkëpunëtorët e tyre, me Ramiz Krasniqin përzgjedhës i Kombëtares U19, me Arsim Abazin përzgjedhës i Kombëtares U17 të meshkujve, me Kushtrim Munishin përzgjedhës i Kombëtares U19 të femrave si dhe Arben Simitçiu përzgjedhës i Kombëtares A futsall.
“KE shqyrtoi përgatitjet e Kombëtareve si Kombëtares A meshkujt dhe Kombëtareve A dhe U17 e U19 të femrave për garat ndërkombëtare, ndaj kërkoi nga të gjithë për një mobilizim të jashtëzakonshëm, sepse është një momentum i mirë që Kosova të kualifikohet në Evropianët e ardhshëm”, thuhet fillimisht në njoftimin e shtëpisë së futbollit kosovar.
“KE analizoi dhe shqyrtoi punën dhe rezultatet e Kombëtareve U19 meshkujt, U17 dhe U19 të femrave si dhe Kombëtares A në futsall. Ndaj në bazë të rezultateve të treguara FFK-ja nuk do të vazhdojë bashkëpunimin me përzgjedhësit dhe bashkëpunëtorët e tyre, me Ramiz Krasniqin përzgjedhës i Kombëtares U19, me Arsim Abazin përzgjedhës i Kombëtares U17 të meshkujve, me Kushtrim Munishin përzgjedhës i Kombëtares U19 të femrave si dhe Arben Simitçiu përzgjedhës i Kombëtares A futsall”.
“KE i falënderon për angazhimin dhe kontributin e tyre gjatë kësaj periudhe”, përfundon njoftimi nga FFK. /Telegrafi/