Festivali i Filmit në Venecia është duke u zhvilluar me aktivitet të plotë, dhe yjet kanë goditur tapetin e kuq me plot stil.
Gjatë ngjarjes u panë flokë të thjeshtë e të lëmuar; grim i bukur, jo i ekzagjeruar; bizhuteri delikate; dhe pëlhura mahnitëse si trende të mëdha.
Ngjarja e madhe e botës së filmit filloi më 1 shtator dhe do të vazhdoj deri më 11 shtator.
Zendaya ishte ajo e cila së fundmi morri vëmendjen e plotë me fustanin nga marka Balmain i cili e bënte atë të dukej njëkohësisht e veshur me një fustan ‘të lagur’ dhe normal.
Disa nga veshjet më të bukura deri më tani nga kjo ngjarje ua sjellim më poshtë:
Zendaya në Balmain
Dakota Johnson në Gucci
Zoe Saldana në Dolce & Gabbana
Kristen Stewart në Chanel
Anya Taylor-Joy në Dior
Adriana Lima në Etro
Sharon Duncan-Brewster në Etro
Mariacarla Boscono në Jean Paul Gaultier
Barbara Palvin në Armani
/Telegrafi/