Në kuadër të festës së Ditës së Verës dhjetëra persona kanë udhëtuar drejt Elbasanit për të festuar.
Si pasojë është krijuar trafik hyrje të Elbasanit, ku ka radhë të gjata kilometrike makinash.
Sipas pamjeve të siguruara nga Euronews Albania, radhët e gjata ta makinave arrijnë deri në pesë kilometra.
Elbasanin e vizitoi ditën e sotme dhe kreu i qeverisë Edi Rama dhe ish-kryeministri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, të cilët përcollën dhe mesazhet e tyre duke uruar dhe shqiptarët. /Telegrafi/