Ka pasur disa skena të jashtëzakonshme në Gjermani, derisa ato kanë ndodhur në minutat e fundit të një ndeshje.
Mbështetësit e Hamburgut hynë në fushë pasi skuadra e tyre mundi Sandhausen 1-0, duke menduar se ishin promovuar në Bundesligë.
Por, ndërsa festimet ishin duke u zhvilluar në fushë, Heidenheim, i cili ishte vetëm dy pikë prapa Hamburgut në tabelë, ishte ende duke luajtur kundër Regensburg.
‼️ O Heidenheim estava PERDENDO o seu jogo até o minuto 92, o que subia o Hamburgo para a Bundesliga após 5 anos. A torcida, então, INVADIU o campo celebrando. ❤️🔥
Porém, o Heidenheim VIROU aos 99', garantindo a vaga e mandando o #HSV pros play-offs. 💥
Do céu ao inferno! 📈 pic.twitter.com/L039OPBSop
— 𝐁𝐮𝐧𝐝𝐞𝐬𝐥𝐞𝐚𝐠𝐮𝐞 𝐈𝐧𝐬𝐢𝐝𝐞𝐫 🇩🇪🇧🇷 (@BundesInsider) May 28, 2023
Me rezultatin 2-1 në minutat e fundit të ndeshjes, Heidenheimit i nevojiteshin dy gola për të siguruar promovimin, me Hamburgun që tashmë kishte filluar festimet.
Megjithatë, një gol i barazimit në minutën e 93-të nisi një nga rikthimet më të shquara të futbollit, përpara se Tim Kleindienst të përfundonte misionin e pamundur në minutën e 99-të, që do të thotë se Heidenheim u inkuadrua për hetë të parë në histori në Bundesligë.
Kaosi pasoi mes tifozëve të Hamburgut, me festimet që shpejt u kthyen në ankth pasi mbështetësit e kuptuan se në fund të fundit nuk ishin promovuar.
Për shkak të mënyrës unike të formulimit të kategorive gjermane, Hamburgu do të ketë ende shansin për t’u promovuar në një ndeshje play-off kundër Stuttgartit. /Telegrafi/
The most heartbreaking/hilarious moment, depending on your perspective, is around 50secs when the news of Heidenheim’s winner filters through but the HSV fans think it’s Regensburg who have scored 🫣pic.twitter.com/pJ9WnHr0LO
— Matt Ford (@matt_4d) May 28, 2023