Site icon Telegrafi

Feronikeli për pikët e para, Prishtina për fitoren e parë në pranverë – formacionet zyrtare

Feronikeli dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në BKT Superligën e Kosovës.

Kampioni aktual është mysafir i Niklit në takimin i cili pritet të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i drejtuar nga Abdulah Ibrakovic vjen nga një humbje nga Dukagjini dhe pa asnjë fitore në pranverë, kështu që synon ta marr fitoren e parë për të mos hyrë në pozitat që rrezikojnë rënien.

Në anën tjetër, vendasit nga Drenasi janë ‘dorëzuar’ tashmë këtë sezon, pasi po luajnë me ekip të ri, kryesisht nga juniorët, por synojnë befasinë dhe pikët e para në pranverë.

Trajneri i mysafirëve ka zgjedhur të startojë me më të mirë.

Feronikeli:  Mala; Rexhepi, Ar. Kastrati, Morina, Kastrati; Ar. Qorri, Cërrvadiku; Ad. Qorri, Gjylani, Seferaj; Kiqina;

Prishtina: Haxho; B.Krasniqi, Pllana, Mici, Abazi; Shabani, Boshnjaku, Zyba; Mankenda, Kryeziu, John;

/Telegrafi/

Exit mobile version