Site icon Telegrafi

Fero thotë se ka bërë shumë njerëz të famshëm: As një faleminderit, në paratë që bëjnë kam edhe unë përqindje

Ish-reperi nga Gjilani, Fero, ka bërë një tjetër postim në rrjete sociale, përmes të cilit i drejtohet dikujt – edhe pse nuk ka përmendur emra.

Në videot që ka shpërndarë, ai thekson se shumë njerëz që janë të famshëm tani janë falë tij.

I njëjti thekson se nuk ka marrë asnjë falënderim dhe se ka përqindje në paratë që ata marrin.

 

“Sa njerëz që janë sot shumë të famshëm nuk i keni njohur pa ua prezantuar unë, sot i njihni. Në bazë të famës bëjnë pare dhe çdo para që e bëjnë kam edhe unë përqindje aty. Prapë se prapë edhe një faleminderit të ma dini, por edhe që s’ma dini. Keq mos me fol”, u shpreh ai.

Ish-artisti në tjetrën video theksoi: “Llogarite prej asaj parasë ta shohin hajrin familja, ta shohin hajrin shoqëria. A je duke kuptuar, sebep i madh është ky”.

Lexo po ashtu Fero akuza Arbenitës: Nxiti vajzën kundër meje - ajo më godiste dhe më thoshte ‘babi i keq’

Fero ka kohë që ka bërë një tërheqje nga muzika për t’iu përkushtuar fesë islame. /Telegrafi/

 

Exit mobile version