Site icon Telegrafi

Fero sqaron raportin me Arbenitën: Jam mysliman, nuk kam lidhje me atë që bën ish-gruaja ime

Reperi i njohur, Fero prej javësh ka marr vëmendje të madhe, pasi ai njoftoi se po largohej nga muzika dhe se po përkushtohej ndaj fesë islame.

Çdo postim i tij tashmë lidhet me fenë, ndërsa kjo ka bërë që të zgjohet kureshtja për raportin që ai ka me ish-gruan e tij Arbenita Ismajli.

Dyshja u tha se u ndan dhe kanë nisur procedurat e divorcit pas akuzave të modeles se ai e kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Foto: Fero/Instagram

Por, pas deklaratave të fundit të reperit se ai po bëhet praktikues i fesë myslimane, u ngjallën thashethemet se ai dyshja janë ritakuar dhe mund të kishte një ribashkim të tyre.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Fero

Mirëpo në një postim të fundit të Feros në llogarinë e tij në Instagram, reperi tha se ai tashmë nuk ka asnjë lidhje me modelen.

Foto: Arbenita Ismajli

Tutje ai shtoi se secili ka jetën e tyre dhe se kanë respekt të ndërsjellët pasi edhe janë prindër të një vajze.

“Jam mysliman tani dhe nuk kam lidhje me atë çfarë bën ish-gruaja ime. Secili e kemi jetën me respekt për njeri-tjetrin sepse kemi një vajze, por sot jam mysliman dhe nuk kam lidhje me të. Ajo zgjodhi jetën e saj”, ka shkruar Fero në postim. /Telegrafi/

Foto: Fero/Instagram
Exit mobile version