Çifti i njohur i estradës, Fero dhe Arbenita Ismajli, janë bërë prindër për herë të parë.
Reperi nga Gjilani, emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani, dhe modelja e njohur mirëpritën në jetë një vajzë.
Lajmin e gëzueshëm e ka ndarë vet Arbenita me fansat, përmes një fotografie të publikuar në InstaStory.
Ajo publikoi një imazh ku shfaqej bashkë me vajzën e porsalindur në krah, vetëm pak momente pas sjelljes së saj në jetë.
“24 prill”, shkroi Ismajli në mbishkrimin e fotografisë, duke nënvizuar kështu datën e sotme, si ditën e veçantë kur edhe u bë nënë për herë të parë.
Ajo ka mbuluar fytyrën e vajzës me një emoji në formë, duke dashur që kështu të ruajë privatësinë e saj me ndjekësit në Instagram.
Fero dhe Arbenita përndryshe njihen si një prej çifteve më të ndjekur dhe të komentuar në estradën shqiptare. /Telegrafi/