Ferizaj, Istogu dhe Prishtina kanë kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave.
Të tria skuadrat pretendente kanë fituar bindshëm çerekfinalet e së mërkurës.
Kampioni aktual, Ferizaj, e mposhti Vëllaznimin në Gjakovë me rezultat 40:29. Albulena Basha shënoi 8 gola për Ferizajn kurse tri lojtare i kanë realizuar nga 7 gola. Te Vëllaznimi u dallua Edona Radoniqi me 9 gola.
Lideri, Istogu, fitoi si vendas ndaj Samadrexhës me rezultat 36:19. Albina Rugova e Tina Hetemi shënuan nga 8 gola për istogaset. Arlinda Maloku shënoi 8 gola për Samadrexhën.
Shqiponjës nuk i mjaftuan 15 golat e Agoneta Goqit ndaj Prishtinës.
Prishtina fitoi në Gjakovë me rezultat 44:29. Florentina Preniqi ishte më efikasja te prishtinaset me 8 gola.