Nga: Bob Dylan
Përktheu: Besnik Hamiti
Sa udhë duhet me i kalue njerì
Qì me mujtë me i thanë njerí?
Sa dete duhet me i lundrue pllumbesh’ e bardhë
Para se me fjetë n’ranë?
Sa herë duhet me fluturue xhylet e topit
Para se me i ndalue përjetë?
Përgjigjen, miku jêm, era e fërfllon
Përgjigjen era e fërfllon
Sa vjet mundet me qindrue mali
Para se m’e përlá deti?
Po, sa vjet munden me qindrue do njerz
Para se me i lejue me kanë t’lirë?
Po, sa herë njeriu kryet e kthen
Tue u shtihue se s’pá gjâ?
Përgjigjen, miku jêm, era e fërfllon
Përgjigjen era e fërfllon
Po, sa herë njeriu duhet me kqyrë nalt
Para se me e pa përnimê qiellin?
Po, sa vesh duhet me i pasë njerì
M’e ndigjue vajin e njerzve?
Po, sa vdekje duhen qì me e kuptue
Qì tepër shumë njerz kanë dekë?
Përgjigjen, miku jêm, era e fërfllon
Përgjigjen era e fërfllon