Luis Nazario da Lima Ronaldo apo i njohur vetëm si Ronaldo dhe ‘fenomeni’ ka pasur një karrierë të bujshme 18-vjeçare në Serie A, La Liga dhe me kombëtaren e Brazilit, duke ka luajtur me dhe kundër disa prej më të mirëve.
Me përfshirjen e yjeve të kaluara dhe të sotëm, Ronaldo zbuloi ekipin e tij të ëndrrave ndërsa fliste për mediumin FATV dhe kjo thjesht mund të jetë skuadra më e madhe që kemi parë ndonjëherë.
Në nivel klubi, fituesi i dyfishtë i Topit të Artë, shënoi 352 gola, si dhe 62 gola tjerë 98 për kombëtaren Selecao. ‘Fenomeni’ shënoi për Cruzeiron, Barcelonën, Interin, Real Madridin, Milanin, Corinthians dhe Kombëtaren e Brazilit.
Por, kush gjendet në 11-shen e ëndrrave të Ronaldos?
Gianluigi Buffon legjendar është gjendet në mes të shkopinjve, i mbrojtur nga një prapavijë e përbërë nga yjet brazilianë si Cafu dhe Roberto Carlos nga krahët dhe italianët Paolo Maldini dhe Fabio Cannavaro në qendër të mbrojtjes.
Mesfusha e tij ka Zinedine Zidane dhe Andrea Pirlo në qendër, ndërsa nga krahët gjenden dy legjendat argjentinase, Diego Maradona dhe Lionel Messi.
Në sulm, Fenomeni vendosi të zgjedhë veten së bashku me legjendën braziliane, Pele – duke kompletuar ndoshta koleksionin më të madh prej 11 futbollistëve në një formacioni titullar. /Telegrafi/
#Ronaldo with his all-time best XI😱 pic.twitter.com/ryPwT2V19b
— FootyRoom (@footyroom) March 14, 2019