Janë mësuar dy ekipet që do të luftojnë për titullin e Euroleagues.
Fenerbahçe dhe Olympiacos do të luftojnë sivjet për titullin e kampionit të ligës elitare evropiane për klube në basketboll.
Skuadra turke në gjysmëfinale ka triumfuar kundër spanjollëve të Real Madridit me rezultat 84-75, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, grekët kanë arritur të fitojnë kundër ekipit rus të CSKA Moskës me rezultat 82-78.
Kujtojmë se finalja e madhe do të zhvillohet në qytetin e Stambollit më 21 maj (e diele), me fillim në ora 20:00. /Telegrafi/