Damat e vërteta kurrë nuk shajnë. Kurrë nuk do të dëgjoni nga dama e vërtetë fjalë të ndytë apo ofenduese
Sjellja prej dame mbase është çështje e kohëve të kaluara, mirëpo disa karakteristika të femrave të cilat janë konsideruar të damave vlejnë edhe sot.
Këto janë karakteristikat të cilat i kanë karakterizuar femrat të cilat shumica i kanë konsideruar dama të mëdha, transmeton Telegrafi.
1. Damat e vërteta nuk kanë tatuazhe në pjesë të dukshme të trupit. Tatuazhet i konsiderojnë çështje intime.
2. Damat e vërteta gjithmonë përgjigjen me “urdhëro”, jo me “çfarë do”. Kultura themelore është shumë e rëndësishme.
3. Damat e vërteta asnjëherë nuk do të ndezin cigaren në rrugë. Pirja e duhanit është e rezervuar për ndonjë lokal.
4. Damat e vërteta gjithmonë janë të veshura në mënyrë të përshtatshme. Jo shumë “solemne”, as tepër thjesht. Pra, duken bukur në të gjitha rastet.
5. Damat e vërteta kurrë nuk grinden. Ato kanë qëndrim: Grindja nuk zgjidh asgjë dhe nuk sjell asgjë pozitive.
6. Damat e vërteta kurrë nuk shajnë. Kurrë nuk do të dëgjoni nga damat e vërteta asnjë fjalë të keqe as ofenduese.
7. Damat e vërteta kurrë nuk do t’i lejojnë vetes të jenë në shoqëri të personave të pakulturuar, qofshin meshkuj apo femra. Ato i shmangin personat e tillë, sepse nuk pajtohen me sjellje të tilla.
8. Dama e vërtetë gjithmonë mban parfume me aromë të mirë. Nuk e teprojnë, mirëpo mbajnë aromë të mirë. Gjithmonë në vete kanë ndonjë parfum të këndshëm dhe me stil.
9. Dama e vërtetë ka qëndrim me dinjitet. Shpina e drejtë është qëndrim i sigurt dhe është karakteristikë fisnikërie.
10. Dama e vërtetë nuk bart stoli të tepërta. Vath suptil, ndonjë unazë të hollë dhe qafore të hollë, japin përshtypjen e femrës skofiare.
11. Dama e vërtetë gjithmonë di çka do dhe çka nuk do.
12. Dama e vërtetë gjithmonë thotë “urdhëro” dhe “të falemnderit”.
13. Dama e vërtetë nuk krenohet, ajo është thjesht hijerëndë.
14. Dama e vërtetë nuk është mendjemadhe, ajo është e përmbajtur.
15. Dama e vërtetë nuk gënjen, ajo vetëm shfaq mendimin e vet.
16. Dama e vërtetë nuk dëshiron tëimitojë dikë tjetër, ajo ka stilin dhe edukatën e vet. /Telegrafi/