Site icon Telegrafi

Femrat kanë nevojë për më shumë gjumë sepse truri i tyre punon më shumë, thotë shkenca

Arsyeja se përse femrat kanë nevojë për më shumë gjumë është për shkak se është dëshmuar shkencërisht që ato kanë turinj më kompleks sesa meshkujt. Drejtori i Sleep Research Centre në Universitetin e Loughborough, Jim Horne, ka një shpjegim më të hollësishëm rreth rëndësisë së gjumit.

“Për gratë, gjumi i dobët ndërlidhet me nivelet e larta të stresit psikologjik dhe ndjenjat më të mëdha të armiqësisë, depresionit dhe zemërimit. Këto të njëjta ndjenja nuk janë ndërlidhur te meshkujt që e bëjnë të njëjtin nivel të gjumit”, tregon ai – transmeton Telegrafi.

Gjumi e ka një funksion tejet të madh dhe ai është ta lejojë trurit ta riparojë veten. P.sh., kur ne flemë, pjesa e trurit e cila është përgjegjëse për kujtimet, gjuhën dhe gjërat e tjera të ngjashme – që quhet korteks – shkëputet nga shqisat dhe futet në ‘riparim’.

Aq më shumë që keni angazhime gjatë ditës, aq më shumë truri ka nevojë për gjumë. Arsyeja se përse femrat e përdorin trurin më shumë se meshkujt është për shkak se ato kanë tendenca të kryejnë disa detyra njëherazi. Si rezultat i kësaj, ato kanë nevojë për më shumë gjumë sesa meshkujt.

Veç kësaj, turinjtë e femrave janë më kompleks dhe kjo ndikon që ato të kenë nevojë për më shumë pushim.

Femrat kanë nevojë për më shumë se tetë orë gjumë

Siç e dini të gjithë, njerëzit kanë nevojë të bëjnë të paktën 8 orë gjumë. Sidoqoftë, sipas profesorit Horne femrat kanë nevojë më shumë kohë për pushim. /Telegrafi/

Exit mobile version