Legjenda e Atletico Madridit, Filipe Luis ka pranuar se keqardhja e tij më e madhe në futboll ishte përdorimi i taktikave të fshehta kundër rivalëve më të mëdhenj të Los Colchoneros, Real Madridit.
Më konkretisht, ishte një ndeshje kundër Angel di Marias që braziliani do dëshironte që ai të mund ta rikthente.
I pensionuar së fundmi, Filipe foli për podkastin e ‘Charla’, aty ku shpjegoi se në një lojë ai u përpoq të largonte Di Maria nga ndeshja me çdo mjet të mundshëm.
“Mbërrita në Atletico, do të luanim kundër Real Madridit dhe Aguero më tha: ‘Filipe, nëse i afrohesh, ai do të humbasë veten, do të jetë jashtë loje. I shkoni sa më afër dhe flisni për gruan e tij. Dhe unë arrita dhe thashë: ‘gruaja jote, e shava, i thashë emrin e gruas së tij. Ai më shikoi, ishte i rrëzuar, nuk pati ditën e tij. Dhe ai me të vërtetë nuk bëri mirë në lojë”, ka rrëfyer Luis.
“U ktheva në shtëpi dhe u pendova shumë. Di Maria, më fal”.
Nuk është krejtësisht e pazakontë që lojtarët të përfshihen në lojëra mendore për të provuar të largojnë kundërshtarët e tyre nga ajo, por në shumicën e kohës lojtarët dalin jashtë kufinjve sportiv. /Telegrafi/