Mesfushori nga Kosova Lindore, Valon Fazliu është bërë me skuadër të re.
Fazliu ka lënë gjigantin zviceran Grasshopper për tu transferuar te Lugano.
Lajmi është konfirmuar nga dy klubet zvicerane që kanë zyrtarizuar marrëveshjen.
22-vjeçari së fundmi ishte i huazuar në Challange League tek skuadra Rapperswil Jona ku shkëlqeu.
Në 23 paraqitje me këtë ekip Valoni arriri të shënoj shtatë gola dhe të bëjë po aq asistime.
Lugano dhe Grasshopper nuk e kanë bërë publike shumën e këtij transferimi.
Gjithsesi Fazliu ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me klubin bardh e zi në elitën e futbollit zviceran. /Telegrafi/