Rikthimi i episodeve mega-hit të “Game of Thrones” ka përkuar me një valë të madhe të kërkesave për lokacionet e shfaqura në seri.
Vetëm pak pas lansimit të sezonës së gjashtë me 25 prill, sajti i fluturimeve Cheapflights kishte raportuar për një rritje të madhe të kërkesave për udhëtime në Skoci, Irlandë dhe Moroko, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, veç këtyre duket që Spanja është duke e marrë vëmendjen më të madhe nga fansat qysh nga lansimi i sezonës së re.
Në serial shfaqen një numër i madh i lokacioneve të ndryshme, përfshirë qytetin mesjetar Gjerona, kështjellën Santa Florentina dhe fushat gjysmëshkretëtire të Bardenas Reales në Navarra.
Ekipi i serialit gjithashtu ka xhiruar edhe në qytete të ndryshme rreth Peniskolës, Kështjellës Zafa dhe kalasë Mavritane të Alcazabas në Almeri.
Përtej Spanjës, fshati i peshkimit të Ballintoy në Irlandën veriore shërben si shtëpi fiktive e Shtëpisë së Greyjoy dhe Dubrovniku në Kroaci rikthehet si kryeqyteti i Shtatë Mbretërive me rrugët e meremetuara, shtresat mesjetare dhe kullat e panumërta. /Telegrafi/