Site icon Telegrafi

Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë është duke vazhduar, dhe sot ka përfshirë një vizitë të veçantë nga stafi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Familja e komandantit legjendar Adem Jashari, të cilët mbeten një simbol i rezistencës dhe sakrificës, iu nënshtruan procesit të regjistrimit me sukses në shtëpinë e tyre.

Kryefamiljari, Rifat Jashari, i priti anëtarët e ASK-së me mikpritje të ngrohtë.

“Familja legjendare, Jashari, përfunduan me sukses obligimin e tyre qytetar,” tha një përfaqësues i ASK-së.

Gjatë vizitës, stafi u shpreh mirënjohës për mirëpritjen dhe theksoi rëndësinë e përfundimit të këtij procesi vital për vendin.

Regjistrimi i popullsisë, i cili ka filluar më 5 prill dhe pritet të përfundojë më 17 maj, është një operacion kyç statistikor që ndihmon në hartimin e politikave të ardhshme dhe zhvillimin e qëndrueshëm të shtetit.

Deri më tani, raportohet se janë regjistruar rreth 1.3 milionë banorë, duke dëshmuar angazhimin e qytetarëve ndaj kësaj detyre kombëtare.

ASK inkurajon të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në regjistrim dhe të kontribuojnë në krijimin e një pasqyre sa më të saktë të popullësisë së Kosovës./Telegrafi/

Exit mobile version