Çmimi i arit aktualisht është afër nivelit më të lartë të të gjitha kohërave pasi aktualisht po tregtohet me 1,815 euro për ons (çmimi i gushtit 2020 ishte 1,820 euro).
Forcimi i vlerës së arit vjen në një kohë kur sektori bankar ka probleme, ku disa banka tashmë kanë falimentuar në SHBA.
Trendi i investimit në ar është vazhdimisht në rritje.
Të dhënat nga Këshilli Botëror i Arit tregojnë se nga viti 2000 e deri më sot, ky trend është rritur me 12 për qind në vit.
Ari zakonisht arrin vlera më të larta gjatë recesioneve, krizave ekonomike dhe paqëndrueshmërisë politike.
Kështu, për shkak të krizës së dytë më të madhe bankare në historinë e Shteteve të Bashkuara, këtë herë çmimi i arit u rrit për më shumë se 100 dollarë. /Telegrafi/