Site icon Telegrafi

Fajtorët kryesorë për eliminimin nga Liga e Evropës, United nuk i fal dyshen De Gea – Maguire

Manchester United është eliminuar nga Liga e Evropës, pasi humbi ndeshjen e dytë nga Sevilla në ndeshjen e dytë me rezultat 3-0.

United në ndeshjen e parë kishin epërsi 2-0, por në 10 minutat e fundit ndeshja u barazua 2-2 dhe në sfidën e kthimit Sevilla ishte shumë më e mirë duke e mposhtur me rezultat të thellë.

Dy fajtorët kryesorë për eliminimin e United ishin Harry Maguire dhe David de Gea me gabimet e tyre dhe këto gabime duket se do t’i kushtojnë atyre me largim.

The Sun ka raportuar se trajneri Erik Ten Hag tanimë i ka bërë të qartë klubit se nuk llogarit në shërbimet e De Geas dhe Maguires për edicionin e ri.

Portieri spanjoll ka kontratë me Djajtë e Kuq deri në verë me klubin që ka opsionin për t’ia rinovuar atë, por duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Në anën tjetër Maguire ka kontratë më afatgjate me gjigantin anglez, por qendërmbrojtësi anglez do të nxirret në shitje.

Lexo po ashtu Gazetari i afërt me Man United kapi momentin tensionues mes Erik ten Hag dhe Harry Maguire

Përpos dy lojtarëve, United do t’i largojë në fund të sezonit edhe emra të tjerë nga klubi, pasi trajneri Ten Hag dëshiron të bëj një skuadër konkurruese për sezonin e ri.

Raphal Varane, Lisandro Martinez, Casemiro, Fred, Antony, Marcus Rashford, Christian Eriksen, Bruno Fernandes, Jadon Sancho e Luke Shaw janë lojtarët që e kanë të sigurt qëndrimin te United. /Telegrafi/

Exit mobile version