Llogaritë e rrejshme, po vazhdojnë të hapen në Facebook, duke u bërë një kërcënim serioz për këtë rrjet social.
Mirëpo, kompania është angazhuar seriozisht në këtë drejtim dhe vetëm gjatë këtij viti i ka mbyllur më se dy miliardë llogari, transmeton Telegrafi.
Zyrtarët e kompanisë, kanë njoftuar se janë më të ashpër se kurrë në këtë drejtim, andaj i mbyllën 2.19 miliardë llogari që nga fillimi i këtij viti. Ky është afro dyfishi i 1.2 miliardë llogarive të rrejshme, që u mbyllën gjatë katër muajve të fundit të viti të kaluar.
Identifikimi dhe gjetja e llogarive të rrejshme, është mundësuar nëpërmjet ngritjes së vetëdijësimit të shfrytëzuesve në Facebook, që të mos ketë ndonjë pasojë prej këtyre llogarive. /Telegrafi/
Here’s how many fake accounts FB has removed over the last year and a half.. pic.twitter.com/3oMP0B1Tkb
— Karissa Bell (@karissabe) May 23, 2019