Mesfushori i Monacos, Cesc Fabregas ka thënë se ish-skuadra e tij, Barcelona, duhet të lëvizë për transferimin e sulmuesit të PSG-së, Kylian Mbappe.
Fabregas beson se talenti francez, Mbappe, është ylli i ardhshëm i futbollit dhe Barcelona duket ta afrojë atë.
“Mbaj mend në mënyrë të përsosur ditën kur Lionel Messi arriti në ekip; ai nuk foli shumë, por luajti si dikush që nuk e shihni, ishte i pandalshëm”, ka thënë fillimisht Fabregas.
“Për të ardhmen do të zgjidhja Mbappen. Ai është e ardhmja e futbollit pasi të largohen Messi dhe Cristiano Ronaldo”.
Spanjolli gjithashtu u pyet në Onda Cero për të ardhmen e ish-shokut të skuadrës Gerard Pique te Barcelona.
“Unë e imagjinoj Piquen si president i Barcelonës, më shpejt sesa pritet”, përfundoi ai. /Telegrafi/