Telegrafi

Fabregas i ofrohet Real Madridit

Mesfushori spanjoll nuk dëshirohet nga trajneri italian, Antonio Conte.

Cesc Fabregas mund të kthehet sërish në Spanjë, jo te Barcelona, ku bëri karrierë, por te rivali i saj i përbetuar, Real Madridi.

Sipas OK Diario, është skuadra e Chelseat që i ka ofruar mesfushorin spanjoll Real Madridit, pasi trajneri Conte e sheh si të parëndësishëm në formacionin e tij.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Megjithatë, edhe spanjolli thuhet se është i pakënaqur në Stamford Bridge, pa Jose Mourinhon, ndërsa Blutë janë të gatshëm për të holla, për të lejuar Antonio Conten për të ndërtuar skuadrën e tij të re.

Çmimi i spanjollit sillet rreth 30-40 milionë euro. /Telegrafi/