Në një intervistë për Gazzetta dello Sport, Fabio Capello është shprehur në favor të uljes së pagave për ata lojtarë, që refuzojnë vaksinën kundër COVID-19.
Ka disa lojtarë në Itali, por edhe në mbarë Evropën që po refuzojnë të vaksinohen kundër coronavirusit.
Andaj, Capello ka mbështetur idenë që ata lojtarë që refuzojnë të vaksinohen, t’u ulet paga.
“Refuzimi i vaksinës është një akt egoizmi”, ka deklaruar fillimisht ish-trajneri i Milanit, Romës dhe Juventusit .
“Nëse policia detyrohet të vaksinohet, nuk e kuptoj pse i njëjti rregull nuk mund të zbatohet për lojtarët”.
“Kushdo që nuk dëshiron të vaksinohet, dëmton kompaninë dhe, për rrjedhojë, duhet të ndëshkohet me uljen e pagave”.
Nga data 10 janar, të gjithë futbollistët në Itali do të kenë nevojë për Super Green Pass për të marrë pjesë në garat zyrtare italiane. Për kujtesë, Seria A ka një nga normat më të larta të vaksinimit në Evropë, me 98% të lojtarëve të vaksinuar. /Telegrafi/