Evertoni ka shënuar fitore të thellë ndaj Manchester Unitedit me rezultat 4-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq synonin fitore për të bërë një hap para për një vend në Ligën e Kampionëve, por janë mposhtur thellë nga Evertoni dhe tani kanë më pak gjasa për të arritur një vend që i dërgon në garën elitë për klube.
Pjesa e parë e ndeshjes u dominua nga vendasit, të cilët përveç shumë rasteve arritën të shënojnë edhe dy gola të bukur.
Fillimisht ishte braziliani Richarlison, i cili shënoi një supergol me gjysmë gërshërë në minutën e 13-të për 1-0, ndërsa Gylfi Sigurdsson shënoi nga distanca në minutën e 28-të për 2-0.
Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të Evertonit që vazhdoi dominimin, por edhe golat për fitoren e radhës në kampionat.
Goli i radhës i vendasve erdhi në minutën e 57-të dhe ishte mbrojtësi francez, Lucas Digne që shënoi gjithashtu një gol të bukur nga distanca për 3-0.
Për rezultatin përfundimtar u përkujdes anglezi Theo Walcott, i cili shënoi për pas një kundërsulmi të shpejt për 4-0.
Pas kësaj fitore, Evertoni ka 49 pikë në vendin e shtatë, ndërsa Unitedi renditet një pozitë më lartë me 64 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Djajtë e Kuq e presin rivalin lokal Manchester Cityn, ndërsa Evertoni udhëton te Crystal Palace. /Telegrafi/
https://twitter.com/D9INE_X_/status/1119945556086775808
https://twitter.com/exclusiveclue/status/1119962344615043073
https://twitter.com/KXkp8/status/1119960834371809280
https://twitter.com/ilyaestratega/status/1119964305179455488