Ronald Koeman është zyrtarisht trajneri i ri i Evertonit.
Pak javë më parë klubi nga Liverpooli largoi spanjollin Roberto Martinez për rezultate të dobëta dhe pas një këmbënguljeje të gjatë ka rrëmbyer trajnerin e Southampton.
53-vjeçari Koeman e drejtonte prej dy sezonesh me sukses të madh Southampton, që është kthyer ndër skuadrat më të mira në Ligën Premier.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Megjithatë, për ta marrë trajnerin holandez Evertoni ka paguar plot 5 milionë funte. /Telegrafi/